Anija kozmike e SHBA ulet në Mars, këto janë pamjet e para që vijnë

Anija kozmike e SHBA ulet në Mars, këto janë pamjet e para që vijnë

February 19, 2021 0

Sonda më e fundit e NASA-s zbriti të enjten në planetin Mars pas një udhëtimi që filloi korrikun e kaluar.

Hyrja e sondës “Perseverance” në atmosferën marsiane filloi në 3:55 pasdite dhe kaloi me sukses një proces shtatë minutësh që shkencëtarët thanë se ishte i suksesshëm. Gjatë uljes, NASA nuk kishte aftësi të kontrollomnte sondën, por shkencëtarët ishin ne kontakt me pas uljes dhe morën imazhin e parë nga sonda.

Pjesë e procesit të komplikuar të uljes ishin parashutat, zbritja me shtytje motorike dhe një “vinç qiellor”, i cili e uli sondën në sipërfaqen e Marsit duke përdorur kabllo.

“Unë mund t’ju them se ‘Perseverance’ po funksionon në mënyrë perfekte tani dhe se të gjitha sistemet janë gati për uljen”, tha para uljes Jennifer Trosper, zëvendës menaxhere e projektit të NASA-s për këtë mision, gjatë një konference për shtyp të martën.

‘Perseverance’ zbriti në Kraterin Jezero, i cili besohet të jetë një shtrat i lashtë liqeni. Atje, do të kërkojë shenja të jetës së lashtë

Terreni rreth vendit të uljes është shkëmbor, duke e bërë uljen të vështirë, por NASA tha se sonda është e përgatitur për këtë sfidë.

“Kur shkencëtarët hedhin një vështrim në vendndodhje si Krateri Jezero, ata shohin shenja premtuese, apo jo?”, tha Al Chen, i cili është përgjegjës i ekipit të hyrjes, zbritjes dhe uljes në Laboratorin “Jet Propulsion” të NASA-s në Pasadena, Kaliforni, sipas agjensisë së lajmeve The Associated Press. “Kur shikoj Jezeron, shoh rrezik. Ka rrezik kudo”.

NASA ka ulur me sukses tetë nga nëntë sondat në Mars.

Sonda ‘Perseverance’ është e ngjashme në dukje me eksploratorët e tjerë të Marsit, por ajo mbart një helikopter dron, të quajtur “Ingenuity”, i cili do të testojë nëse është i mundur fluturimi me shtytje motorike në Mars./VOA