Soni Malaj flet për ribashkimin me Flori Mumajezin dhe si e la pa gjumë Timbaland
May 3, 2021Bashkëpunimi i Soni Malajt me Flori Mumajesin vjen pas 10 vitesh të ndarjes mes tyre. “Versioni im” është kënga që ka përgatitur Flori Mumajezi. E ftuar në ABC News, Soni tha se e vlerësonte jashtëzakonisht shumë gjithë punën dhe vëmendjen profesioanle të Florit. Në këtë moment të vështirë të jetës së tij, pasi ka humbur njërin nga prindërit. Ndër të tjera theksoi se gjatë kësaj kohe kanë qenë miq pavarësisht se nuk e kanë bërë publike.
“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur.
Ndërkohë, këngëtarja e mirënjohur ka marrë vëmendjen Timbaland. Artisti botëror ndoqi Sonin dhe i pëqeu fotot e saj. Soni theksoi se ishte shumë e kënaqur pasi e kishte idhull dhe dëgjonte vetëm këgët e tij.
“Nuk kam fjetur në fakt atë natë. E ke parasysh kur ti adhuron një person për 20 vite që ka nxjerrë artistë të mrekullueshëm, ka bërë inovacion muzikën moderne. Është e gjitha friendly në social media, shkëmbyem edhe mesazhe profesionale”, tha Soni Malaj.
revista.one/