Soni Malaj poston foto me Memli Krasniqin, ka një mesazh për të

Soni Malaj poston foto me Memli Krasniqin, ka një mesazh për të

July 19, 2021 0

Këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj, ka ndarë një imazh bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ku edhe ka treguar se është takuar me të.

Ajo ka pozuar bashkë me Memli Krasniqin dhe i ka bërë një dedikim, teksa nuk e ka treguar lokacionin nëse është takuar në Prishtinë apo në Tiranë me Krasniqin.

“Urime miku im @memlikrasniqi si kryetar i Pdk”, ka shkruar Soni Malaj në përshkrimin e postimit.

Ndërsa, Memli Krasniqi nuk e ka komentuar në postim këngëtaren.

Kujtojmë se Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës pas angazhimit të tij shumëvjeçar në këtë parti.

revista.one/