Sot bie në tokë një raketë kozmike kineze, që ka dalë jashtë kontrollit

Sot bie në tokë një raketë kozmike kineze, që ka dalë jashtë kontrollit

May 8, 2021 0

Sot përplaset me tokën një raketë hapësinore kineze që ka dalë jashtë kontrollit. NASA tha se rakete kineze pritet të zhytet në Tokë që nga e shtuna – por ata nuk janë të sigurt se ku do të bjerë.

“Po bie poshtë shumë shpejt, por nuk dihet saktësisht se ku do të zbresë,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë të mërkurën.

Më saktë ajo është pjesë e një rakete të quajtur Chinese Long March 5B. Ajo u perdor per te vendosur një modul tek stacioni i parë ii përhershëm hapësinor i vendit në orbitë javën e kaluar.

“Ne po e vëzhojmë  atë, sa më afër që mundemi”, tha Kirby. Vetëm se është pak shpejt tani për të ditur se ku do të shkojë ose çfarë, nëse ndonjë gjë, mund të bëhet për këtë.”

Komanda Hapësinore e SHBA konfirmoi se ishte “në dijeni dhe gjurmonte” vendndodhjen e raketës”. Megjithate deklaroi se “pika e saj e hyrjes së saktë në atmosferën e Tokës nuk mund të përcaktohet edhe per disa orë”. Administrata Federale e Aviacionit tha se është “eshtë e angazhuar me sistemin NORAD.  Do të dërgohet një paralajmërim për çdo mjedis që mund të preket potencialisht”.

“Vendimet taktike, nëse është e nevojshme, do të merren bazuar në informacionin në kohë reale,” deklaruan zyrtarët.

Sipas Aerospace.org, drejtimi aktuale orbital do të thotë që rikthimi në tokë i raketës mund të jetë në hapësirën veri të Çikagos, New York City, Romës dhe Pekinit dhe si në jug midis Zelanda e Re dhe Kilit”.

“Kjo vendos ndonjë nga ato vende brenda shtegut të mundshëm të hyrjes së raketës gjigante hapësinore. Përmasate saj jane 98 metra e gjatë dhe 16,5 metra e gjerë dhe peshë 21 tonë”, tha organizata.

Në mënyrë tipike, raketat që bien përsëri në Tokë, kthehen në një mënyrë të kontrolluar në oqean. Një ekspert tha se është e paqartë pse kthimi i kësaj rakete në Tokë është i pakontrolluar.

“Kam dëgjuar spekulime se ata kishin për qëllim që të kontrollohej dhe diçka shpërtheu. Gjërat shkojnë keq në hapësirë. Hapësira është e vështirë.” Keshtu u shpreh Ted Muelhaupt, drejtori kryesor i Qendrës së Hapësirës për Studimet e Riparimit Orbital dhe Mbetjeve, në një intervistë për ABC Neës.

Qeveria kineze ende nuk ka komentuar publikisht për rënien e raketës, sipas Associated Press.

“Nëse diçka do të bierë në tokë dhe ekziston rreziku i më shumë se një në 10,000, atëherë kjo mund të shkaktojë dëmtime të njerëzve. Prandaj ndërmerren hapa për ta zbutur atë. Dhe mënyra më e zakonshme për ta bërë këtë është të kontrolloni se ku bie raketa. Në thelb, ju e ulni atë atje ku nuk janë njerëzit.”,  tha Muelhaupt.