Sot dita e parë, një fillim i ri: Fjolla çon vajzën e dytë në shkollë
September 27, 2021Fjolla Morina i është kthyer rrjeteve sociale.
Këngëtarja që po gëzon lirinë pas refuzimit të vendimit për ekstradimin e saj në Shqipëri ka zgjedhur një moment të veçantë për t’u rikthyer.
Ajo ka postuar sot një foto me rastin e nisjes së klasës së parë për vajzën e dytë, Alayah.
“Një fillim i ri për ty vajza ime e vogël. Uroj të jetë i mbarë rrugëtimi drejt dijes! Jam shumë krenare me ty Alayah Morina.. Suksese për ty dhe për të gjithë fëmijët anekënd botës!” shkroi Fjolla në urimin për të bijën.
revista.one/