Macron goditet me vezë në mes të turmës (VIDEO)

Macron goditet me vezë në mes të turmës (VIDEO)

September 27, 2021 0

Një i ri mori një vezë në dorë dhe e lëshoi në drejtim të presidentit Macron.

Ngjarja ka ndodhur në panairin ndërkombëtar të Gastronomisë. Menjëherë më pas, autoritetet janë future në veprim dhe kanë arrestuar djalin.

Pas sulmit mësohet se Macron tha se do të përpiqej të fliste më vonë me të.

“Nëse ai ka diçka për të më thënë, le të vijë. Unë do të shkoj ta takoj atë më vonë”.

Ky ishte një surprizë pas pritjes së ngrohtë nga pjesëmarrësit e panairit për presidentin centrist, pak pasi ai njoftoi se bakshishet e restoranteve të paguara me kartë krediti nuk do të taksoheshin më.

Duket se presidenti Francez Emanuel Macron nuk u shpëton incidenteve të pahijshme në publik. 

Disa muaj më parë, person tentoi ta qëllonte me shuplakë gjatë një takimi elektoral.

revista.one/