Sot rifillon fluturimi i parë më Anglinë, ja hapat që duhet të ndjekë udhëtari

Sot rifillon fluturimi i parë më Anglinë, ja hapat që duhet të ndjekë udhëtari

April 14, 2021 0

Sot rifillon fluturimi i parë më Anglinë pas një periudhe të gjatë pezullimi të udhëtimeve drejt këtij vendi.

TIA (Tirana International Albania), sqaron në faqen e saj hapat që duhet të ndjekin pasagjerët për të udhëtuar në Angli.

NJOFTIMI I PLOTË TIA-s

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli: Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:

1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.

2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit

3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod. Ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. 

4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.

5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim.

Urojmë ta gjeni të dobishëm informacionin.

Faleminderit për bashkëpunimin.