Olsi Bylyku sëmuret, anulon episodin e ri të emisionit “Roped”

Olsi Bylyku sëmuret, anulon episodin e ri të emisionit “Roped”

April 14, 2021 0

Olsi Bylyku njoftoi ndjekësit se episodi i ri i “Roped” nuk do të publikohet për arsye shëndetësore.

“Të dashur ndjekës të Roped!”

Për arsye shëndetësore, këtë të mërkurë nuk do të publikojmë episod të ri. Gjithsesi, stafi ka përgatitur nje video të shkurtër që mendojmë se do të ju argëtojë. Faleminderit që na mirëkuptoni dhe na ndiqni me besnikësi”, ka shkruar Olsi Bylyku.

Brenda një kohe të shkurtër Olsi mori shumë famë. Ishte dalja e tij e parë në Portokalli me rolin e “Kimikatit”, që e bëri mjaft të njohur dhe sot ai është një nga personazhet më të ndjekur.

Aktualisht aktori është pjesë e “Klanifornia” dhe gjithashtu ai drejton emisionin e tij që transmetohet live në rrjetet sociale “Roped”.

Pak dite me pare, Olsi tregoi se i erdhi një ofertë nga programi “Kosherja”.

“Po më ka ardhur ofertë, por nuk e pranova, sepse mendova që është një kosto për mua në lidhje me stabilitetin artistik. Kam pasur 6 vite karrierë dhe unë kam ndërruar 3 emisione. Sigurisht që është kënaqësi të punosh me Altin Bashën, Bes Kallakun dhe gjithë aktorët e Kosheres, por e gjithë kjo u bë për shkak të stabilitetit tim artistik”, shpjegoi ai. E mbyllim kete raportim duke u ruruar Olsit shendet te plote dhe rikthim te shpejte!

revista.one/