SPAK kërkon 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

SPAK kërkon 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

January 31, 2022 0

SPAK ka kërkuar dënim me 12 vite burg për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë i dha një fitore proceduriale Tahirit, kur vendosi prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” duke e dënuar atë me 5 vite heqje lirie, dënim i pezulluar nga gjykata për t’u konvertuar në 3 vite shërbim prove.

revista.one/