‘Squid Game” arrin rekord shikimesh në Netflix dhe lumë parash

‘Squid Game” arrin rekord shikimesh në Netflix dhe lumë parash

October 19, 2021 0

Sipas ‘Netflix’, “Squid Game” grumbulloi 891,1 milionë dollarë.

Gjithashtu u zbulua se shfaqja kushtoi 21.3 milionë dollarë për t’u prodhuar, përafërsisht 2.4 milionë dollarë për episod.

Prodhimi i shfaqjes ishte një përvojë intensive, por kjo nuk e ka hequr plotësisht idenë për të bërë një sezon të dytë.

Seriali i Koresë së Jugut është bërë më i popullarizuari ndonjëherë duke tërhequr 111 milionë fansa.

The Guardian” shkruan se “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende.

“’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.

Më herët, krijuesi i fenomenit Netflix ka shpjeguar sesi stresi i xhirimit të serialit u shfaq në një mënyrë shumë fizike, duke rezultuar që ai humbi gjashtë dhëmbë gjatë punës.

Drama në gjuhën koreane erdhi për herë të parë në shtator dhe eksploron një botë shumë larg ndaj normales, në të cilën një organizatë e çuditshme rekruton njerëz që kanë borxhe dhe ata pastaj duhet të konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse.

Për krijuesin e saj, Hwang Dong-hyuk, ata ishin pjesë e fëmijërisë së tij në Korenë e Jugut.

“Ishte shumë i fortë fizikisht dhe kështu sa herë që luanim dikush lëndohej, i shqyheshin rrobat ose qante. Gjithmonë do të ishte loja e fundit e ditës.”-vijoi ai. revista.one/