Stacionet e metrosë së Kievit shndërrohen në bunkerë të improvizuar

Stacionet e metrosë së Kievit shndërrohen në bunkerë të improvizuar

February 24, 2022 0

Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, stacionet e metrosë janë shndërruar në bunkerë të improvizuar.

Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi dhe në mënyrë të organizuar në grupe janë futur nëpër to.

“Stacionet janë plotë – por jo edhe trenat që po vazhdojnë të lëvizin pa as edhe një pasagjer”, ka thënë një qytetar i Kievit.

Por disa kanë zgjedhur të largohen nga kryeqyteti i Ukrainës, ku kolona të gjata të veturave janë parë duke u larguar me shpresën se do të gjejnë ndonjë vend më të sigurtë për t’u strehuar.  revista.one/