Stela dhe Çimi dalin çift nga “Për’puthen+40”, pas puthjeve në det
July 8, 2021Pas Gilbertës dhe Ilirit, ata që dolën sot çift janë Stela dhe Çimi. Ata kanë vendosur që të dalin bashkë dhe të vazhdojnë njohjen e tyre jashtë programit.
Me sa duket ata kanë e pëlqimin e familjarëve. Sot ishin motra e Stelës dhe motra e Çimit që surprizuan çiftin. Ata i uruan jetgjatësi në lidhjen e tyre, ndërsa nuk i rezervuan edhe ftesat që si çift ata t’i bashkoheshin familjeve.
Ata zhvilluan takimin e fundit në Vlorë, në qytetin e lindjes së Stelës. “Je gjysma e zemrës sime”, u shpreh Shkëlqimi.
Nga ana tjetër, Stela vërtetoi se është vajzë deti, pasi bindi Çimin të laheshin, edhe pse ishte natë. Ndërkohë që, Çimi ra në sy pas disa pompave në det.
Më herët, konkurrentja i tregoi Çimit shtëpinë ku është rritur, në lagjen e oficerave të qytetit bregdetar. /TCH