“Stelle cadenti”, Ermal Meta publikon këngën e re

“Stelle cadenti”, Ermal Meta publikon këngën e re

August 11, 2021 0

Artisti i njohur shqiptar me famë në Itali, Ermal Meta, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Stelle cadenti” mban titullin kënga e re e tij, e cila në shqip do të thotë “Yjet që bien”.

Producentë të këngës janë Mescal dhe Stefania Bonomini, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Ermal Meta.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip nën ngjyrat bardhë e zi, i cili i përshtatet tematikës që balada trajton.

Për anën vizuale është kujdesur Studiocane në Itali.

Këngëtari shqiptar me prejardhje nga Fieri vazhdon të jetë ndër emrat më dominues në tregun muzikor italian.

revista.one/