Stresi kapet sërish me bionden e panjohur, pamjet e reperit me të dashurën e re

Stresi kapet sërish me bionden e panjohur, pamjet e reperit me të dashurën e re

October 3, 2022 0

Reperi Stresi është kapur sërish me vajzën e cila duket se nuk është e njohur për syrin e publikut.

Burime nga “Kryefjala.com”, kanë publikuar foto dhe video të reperit i cili shihet nën praninë e partneres së tij më të re, ku duket se po kalojnë goxha mirë me njëri-tjetrin.

Disa ditë më parë, një video e reperit ku shfaqet me një bionde misterioze në një nga clubet e natës në Tiranë bëri xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se Arkimedi dhe Kejsi i dhanë fund martesës së tyre, pasi marrëdhënia u shoqërua me ulje e ngritje përgjatë viteve.

Pas ndarjes Stresi deklaroi se ka shumë respekt për ish-bashkëshorten e tij, e cila është zhvendosur për të jetuar në Kanada dhe se asnjëherë nuk do fliste fjalë të këqija për atë.

revista.one/