Stresi kujton ditën kur u njoh me këtë vajzë (foto)

Stresi kujton ditën kur u njoh me këtë vajzë (foto)

April 1, 2021 0

Për të uruar Morena Tarakun, Stresi ka publikuar foton e parë që ka shkrepur me këngëtaren. Është dita kur ata janë njohur. Reperi ka shkruar urimet më të mira për këngëtaren, që e cilëson si motrën e tij.

“Kjo ishte dita kur u njohëm plot 6 vjet. Ndaj e shtrenjta ime gëzuar ditëlindjen! Qofsh e lumtur përgjithmonë, Zoti qoftë me ty motër”, ka shkruar Stresi në mesazhin e urimit për Morenën.

Stresi dhe Morena Taraku kanë realizuar së bashku dy duete. Më i fundit u publikua gjashtë muaj më parë me titull “Bad girl”, ndërsa dueti i tyre i parë me titullin “Ki me bo” u lançua 6 vite më parë. /revista.one/