Stresi nuk mund të komunikojë me fansat, ankohet se ia ka bllokuar llgarinë Ambasada Amerikane
June 9, 2021Stresi nuk mundet që t’ju kthejë përgjigje fansave të tij dhe për këtë gjë u ka dhënë një sqarim të gjithë atyre që i kanë shkruar. Nëpërmjet një videoje në “InstaStory” ai është shprehur se Instagrami i tij është bllokuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji.
Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, ka thënë Stresi.
Reperi shqiptar prej mujash është arratisur në Mbretërinë e Bashkuar, por ka qenë mjaft aktiv në muzikë. Në muajin janar ai solli një super bashkëpunim me reperin Fero me titullin “Mahall”. Teksa kanë kaluar 3 muaj nga lançimi, kënga numëron gati 4 milionë klikime në “Youtube”.
Së fundmi ai ka publikuar super bashkëpunimin me reperin e famshëm anglez C Biz, që mban tituli ” Feel Good.