Stresi u bën thirrje shqiptarëve të votojnë Shqipen në Big Brother Kosova

Stresi u bën thirrje shqiptarëve të votojnë Shqipen në Big Brother Kosova

January 30, 2024 0

Arkimed Lushaj apo siç njihet për publikun Stresi ka qenë fitues i edicionit të parë të Big Brother. Duke qenë se ishte pjesëmarrës në një reality shou të tillë, ai tani ka folur për finalistët e BBVK 2. Ai ka theksuar se fitoren e meriton Shqipe Hysenaj, por që nuk do ta fitojë.

“Shqipja e meriton, por nuk e fiton. Mos e harroni edhe një herë. Ça të them më”, u shpreh reperi.

“Unë patjetër që do t’iu bëj apel shqiptarëve që ta votojnë Shqipen, e meriton por nuk e meriton. Kjo është e gjitha. Një herë e kam fituar unë, tash e ka radhën dikush nga Kosova. Kështu shkon”, shtoi mes tjerash artisti.

Stresi në vitin që lamë pas ka arritur të fitojë plot 160 mijë euro.

Në garë tani janë: Shqipe Hysenaj, Edona James, Blerando dhe Lumbardh Salihu.

revista.one/