Sulmi tek Xhamia “Dine Hoxha”, Gold AG kërkon reagim: Përse heshtin…

Sulmi tek Xhamia “Dine Hoxha”, Gold AG kërkon reagim: Përse heshtin…

April 20, 2021 0

Ditën e djeshme (e hënë) ka ndodhur një sulm në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Lidhur me akuzën e ‘aktit terrorist’ është arrestuar Rudolf Nikolli, i cili siç raportohet vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Reagimet ndërkohë në rrjete sociale kanë qenë të shumta duke përfshirë këtu edhe të famshmit shqiptarë.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe reperi shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG.

Kengetari ka bërë një deklaratë duke thënë se përse të tjerët po heshtin për xhaminë, gjersa ditë më parë për një deklaratë tjetër për odë e kuzhinë reaguan thuajse të gjithë.

“Ata që reaguan për odë e kuzhinë, përse po heshin për xhaminë?”, thuhet në postimin e 35 vjeçarit.

Nje dite me pare, kengetari shkroi: “Nje i armatosur futet ne xham dhe plagos 5 besimtare. Hajde portale shkruani se na keni lodhur me ode dhe kuzhine”.

Nga sulmi mbeten të plagosur 5 vete, te cilet janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /revista.one/