Sulmuesi: “Dua të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë, më ka stërvitur Maradona”

Sulmuesi: “Dua të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë, më ka stërvitur Maradona”

April 10, 2021 0

Golashënuesi më i mirë i Kukësit, Patrick Friday Eze, deklaron se ka deshire te luaje me Kombetaren e Shqiperise. Ai ka realizuar 12 gola deri në këto momente në Superligën shqiptare.

Përsa i përket pyetjes nëse ai ka luajtur me Kombëtaren e Nigerisë ai u shpreh se “nuk kam luajtur asnjë ndeshje, por nëse do të më thërriste Kombëtarja e Shqipërisë  do të luaja.”

Eze ka pasur trajner te ndjerin Diego Armando Maradonën. Ata bashkepuuan kur Eze luante në Emiratet e Bashkuara Arabe, në vitin 2017, me ekipin e Fujairah,

Ai ka marre nje mesim nga Maradona. “Asnjëherë nuk duhet të dorëzohem, pavarësisht mundësive që mund të humbas në një ndeshje. Gjithnjë duhet ta mbaj kokën lart për të vazhduar luftën dhe besimin, sepse qëllimet do të arrihen më pas. Këtë nuk do ta harroj asnjëherë”.

“Nuk më pëlqen trafiku në Tiranë  por i pëlqen qyteti në tërësi”, tha nigeriani per Sport Magazine.

/revista.one/