“Sunny Hill” shpërblen fansat e Ledri Vulës, për ditëlindjen e tij bileta me 20% zbritje

“Sunny Hill” shpërblen fansat e Ledri Vulës, për ditëlindjen e tij bileta me 20% zbritje

July 10, 2024 0

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill.

Festivali, i cili edhe këtë vit do të sjellë emrat më të mëdhenj të muzikës në Prishtinë, do të mbahet më 25, 26, 27 dhe 28 korrik. Në ditën e sotme (e mërkurë) u konfirmua edhe pjesëmarrja e rap-artistit të njohur, Ledri Vula.

Ylli i muzikës feston ditëlindjen e 38-të, ndërsa me këtë rast Sunny Hill ka vendosur që t’i shpërblejë fansat e tij.

Ata do të kenë mundësi të marrin bileta me 20 për qind zbritje me kodin ‘Ledri20’.

Yjet që do të performojnë sivjet: Stormzy, DJ Snake, Burna Boy, Kamal, Chloe Gallet, duke mos lënë anash artistët shqiptarë si: Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Buta, Yanina, Singi etj.

revista.one/