Surpriza me Beatrix për Albanin në “Festivalin e Këngës”, gjetja për të marrë audiencën e RTSH-së

Surpriza me Beatrix për Albanin në “Festivalin e Këngës”, gjetja për të marrë audiencën e RTSH-së

December 29, 2021 0

Mbrëmë ka qenë luftë për audiencën mes Big Brother the Festivalit të Këngës. Kjo për arsye se Ardit Gjebrea si prezantues i dha ngjyrë spektaklit.

Ashtu siç përfiltej dhe siç e ka lajmëruar dhe më parë media, Beatrix mbrëmë mori një surprizë të mrekullueshme.

Për herë të parë një konkurrent i “Big Brother” në këtë rast Beatrix, doli nga shtëpia e shoqëruar nga telekamera, nga Lorina një nga autoret e programit, si dhe nga sigurimi për të shkuar te Festivali i Këngës dhe për të parë interpretimin e Albanit.

“Të dua shumë. Je më i miri në botë. E ke kënduar shumë bukur. Më ka marr malli, ju mendoj gjithë kohës. Jam shumë e lumtur. Sa bukur ke dalë. Je krenaria ime. Shkëlqe gjithmonë. Mendo sikur jam përpara teje sa herë që të këndosh.“,- i tha Beatrix.

Kjo ishte një “surprizë” që u përsërit në spektakël, pasi Albani ka qenë në shtëpinë e Big Brother VIP për të takuar motrën.