Surprizë nga “Dancing With the Stars”, një mjeshtër koktejlesh nis sfidën e kërcimit

Surprizë nga “Dancing With the Stars”, një mjeshtër koktejlesh nis sfidën e kërcimit

September 21, 2022 0

Pjesëmarrësi i zbuluar së fundmi nga faqaje zyrtare e “DWTS” në Instagram është vërtetë surprizë. 

Djali që do t’i bashkangjitet sfidës së kërcimit nuk është aq i njohur në televizion apo media, por mjaft i njohur në jetën e natës në Tiranë. Bëhet fjalë për Ilir Dushkaj, i njohur për punën si bartender dhe në video-n e prezantimit të tij cilësohet edhe si mjeshtër i koktejleve, me misionin për të “shkundur” skenën. 

Në kohën kur programet përpiqen të rivalizojnë njëra-tjetrën për të marrë të njejtët personazhe që i shohim në ekran gjithmonë, “fytyrat e reja” janë mënyra e fundit për të tërhequr audiencën.

revista.one/