Surprizë nga reperi Stresi, futet në “BBV Kosova”: As nëna ime nuk e di

Surprizë nga reperi Stresi, futet në “BBV Kosova”: As nëna ime nuk e di

December 6, 2022 0

“Big Brother Vip Kosova” nisi mbrëmjen e djeshme, ku nuk munguan banorët surprizë.

Një prej tyre ishte pikërisht reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, i cili habiti jo pak me vendimin për tu bërë pjesë e spektaklit.

Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali. Stresi ishte banori i fundit që iu bashkua shtëpsië, për të garuar për çmimin e madh 200 mijë euro.

Një tjetër banor që mori vëmendje me pjesëmarrjen e tij ishte reperi Getinjo por edhe aktori Edon Shileku nuk mbetet pas.

Ai u shfaq si një “drag queen”, dhe në fakt personazhi që ai do të përfaqësojë herë pas here ne shtëpi do të jetë “Victoria Owns”. Aktori do të shfaqet me dy personalitete të ndryshme dhe në fakt pritet që të bëjë bujë të jashtëzakonshme.

Në faqen e “BBV Kosova” në Instagram, aktori prezantohet kështu: “Banori i 7-të do të ju befasojë me karakteret e tij brenda një personi të vetëm- herë si Edon Shileku e herë si Victoria Owns”.

revista.one/