Surprizon Kejvina, i dërgon dron Luizit brenda shtëpisë së BBV, ja mesazhi…

Surprizon Kejvina, i dërgon dron Luizit brenda shtëpisë së BBV, ja mesazhi…

February 7, 2023 0

Kejvina Kthella i ka dërguar një dron këngëtarit Luiz Ejlli brenda në shtëpinë e Big Brother VIP. Ditën e sotme një tjetër dron ka fluturuar për Luizin i cili mendohet se ishte nga Kejvina, nga ajo çfarë shkruhej në të: “Të dua dhe ti e di.”

Luizi duket se e beson këtë dhe i duket normale. Nga ana tjetër në një bisedë me Luizi Olta përpiqet “t’i hapë sytë”, duke i thënë të mos bëhet naiv.

Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxorre nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë,”-i tha Olta.

Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.

Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq,”-u shpreh Luizi.

Idea se droni u dërgua nga Kejvina u konfirmua nga motra e saj Dorisa, përmes disa storjeve në ‘Instagram’.

Motra e modeles ka shkruar se u nis fluturimi i parë. Ndërsa në dron është një foto e Kejvinës dhe Luizit, teksa në të shkruan: Unë të dua, ti e din.

revista.one/