Tallja e Fatjonit me Andin: Mashkull që lë pjeshkën me koncesion për ca follow

Tallja e Fatjonit me Andin: Mashkull që lë pjeshkën me koncesion për ca follow

April 8, 2021 0

 Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fatjon Kuqari ka bërë ironi me postimin e Andit. Bëhet fjalë për replikar virtuale që ky pati me Tean për lidhjen me Melisën.

Sipas Fatjonit, këta janë gatshëm që të japin gjithçka vetëm për disa ndjekës ose para.

“Hahahaha në ça bote jetojmë! Meshkuj që lënë pjeshkën me koncesion për follow! Mendo për lekë ç’bëjnë. Yy barbona! Po kapa 3000000K ndjekës në Facebook ose në Insta do tregoj si bëj shurrën!”, ka shkruar Fationi.

Postimin e tij ai e ka shoqëruar edhe më një countdown, duke u tallur me të gjithë personazhet e “Për’puthen”, që kanë bërë këtë gjë kur kanë zbuluar “të vërteta” e tyre.

Duke reaguar ndaj Teas, Andi ishte shprehur se do të tregonte historinë e tij, nëse do të arrijë një numër të caktuar ndjekësish në rrjetin social “Facebook”, duke e thumbuar edhe Tean përmes një postimi.

“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh… Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në “Facebook” do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, shkroi Andi.

/revista.one/