Tayna e braktisur nga fansat, anulon koncertin se ishin mbledhur vetëm 100 veta

Tayna e braktisur nga fansat, anulon koncertin se ishin mbledhur vetëm 100 veta

August 1, 2022 0

Doruntina Shalën e njohur gjerësisht si Tayna ka refuzuar të performojë para vetëm 100 vetave që ishin mbledhur në një nga klubet ku do të mbante koncert reperja.

Në një video të bërë virale në TikTok, duket një person përgjegjës i klubit, i cili me mikrofon ka dalë para fansave të Taynës duke u shprehur se Shala refuzon të dalë në skenë shkak i pjesëmarrjes së ulët.

“Ajo s’ka pranuar me dal, për shkak se e ve në dyshim atmosferën. Jashtë është në makinë, kështu që për arsyeje që ka pak njerëz ajo nuk do me dalë. Secili nga ju lekët i merrni tek dera,”-thotë personi në video.

Në video, dëgjohen gjithashtu fansat duke bërtitur njëzëri të zhgjënjyer nga ky veprim i reperes.

Ju kujtojmë që disa ditë më parë, Tayna publikoi bashkëpunimin me Lumi B “Valle”. Detaje të shumta u vunë re në këtë këngë të reperes. Doruntina risolli në vëmendje sherret mes repereve, duke i bërë diss Dafina Zeqirit dhe Melinda Ademit.

revista.one/