“Të hëngsha zemrën!”-Bes Kallaku i dërgon një videomesazh këngëtares
July 10, 2024Këngetarja e njohur Eli Malaj kohët e fundit ka qënë në qëndër të vëmëndjes për bashkpunimin e fundit që pati me aktorin Bes Kallaku.
E ftuar në një emision televiziv ajo mori shumë mesazhë të bukura nga miqtë por më i veçanti dukejse ishte nga Bes Kallaku.: “Je yll bote! Je më e mira në botë! Të hëngsha zemrën!”, tha aktori në videomesazhin e dërguar.
Kënga e tyre u mor nga të gjithë si një dedikim që Besi i bënte ish-partneres së tij Xhensila Myrtezaj. E pyetur për bashkëpunimin e tyre, “Mosmirënjohja”, Eli tha se kushdo të ishte do të kishte dalë një produkt po aq i mirë. Ajo shtoi se ishte moment i keq për Besin, por rasti i tij mund t’i kishte ndodhur kujtdo.
“Unë mendoj që ishte situata e tillë që deshi, s’deshi, jo që isha unë, por kushdo të ishte këngëtar në atë pjesë, do të ishte kënduar dhe do të ishte pëlqyer, por qëllova unë dhe mbase janë bërë të gjitha elementët e mirë bashkë. Ishte nje momenti i keq i Besit,” përfundon këngëtarja duke na lënë të kuptojmë se aktori e ka vuajtur thellë ndarjen me Xhensilën.
revista.one/