“Te Lagja”, Noizy me kallash në bashkëpunim me Varrosin dhe Lil Kolin

“Te Lagja”, Noizy me kallash në bashkëpunim me Varrosin dhe Lil Kolin

July 16, 2021 0

Noizy, Varrosi dhe Lil Koli kanë publikuar bashkëpunimin muzikor.

“Te Lagja”, titullohet projekti i tyre i përbashkët.

Pas publikimit të bashkëpunimit të fundit, “Murderer” me këngëtaren Arilena Ara, këngës “Tunde” dhe atë me Elgit Dodën “Ti Ti” duket se kjo verë do të jetë edhe më e nxehtë me këngën e re nga grupi OTR.

Këtë herë reperi i njohur shqiptare Noizy është bërë bashkë me dy anëtarë të tjerë të grupit Varrosi dhe Lil Koli “për të thyer” një tjetër rekord.

“Komentoni kur e doni këngën ‘Te Lagja’ ”, shkruan Noizy në profilin e tij në Instagram.

Kaq ka mjaftuar dhe fansat janë “çmendur” për këtë bashkëpunim.