Të përsosura për poza dhe not, ja pse aktorja Eva Longoria përdor rroba banje njëpjesëshe
July 25, 2022Të përsosura për të bërë poza, por edhe për not. Rrobat e banjës njëpjesëshe ia arrijnë ndonjëherë të “përmirësojnë” gjatësinë e trupit. Dhe, meqenëse rrobat e banjës njëpjesëshe këtë verë janë bërë hit absolut, zonjat shtatshkurtra munden dhe patjetër duhet të kenë një palë për vete – ato të cilat do t’u rrinë më së miri.
Aktorja Eva Longoria 47 vjeçe është e gjatë 1,53 centimetra dhe figurën e vet e ka ruajtur në përsosmëri, edhe pasi ka lindur djalin Santiago.
Të prera thellë, këto rroba banje njëpjesëshe zgjasin këmbët dhe tregojnë pjesën e vitheve, ndërsa pjesa e sipërme e mbyllur vizualisht ia zgjat pjesën e sipërme të trupit.
Eva ka veshur kostumin e markës së modës Myra Swim, i cili kushton 186 euro, ndonëse me siguri kostum të ngjashëm mund të gjeni edhe me çmime më të lira.
Kostumet e larjes të kësaj marke të modës me dëshirë i veshin Jennifer Lopez, Kaya Greber, Rita Ora, Kylie Jenner dhe damat e tjera të famshme.
Eva e përdorur herë pas here këtë kostum, madje me të është fotografuar edhe vitin e kaluar.
revista.one/