Të shtëna në qendër të Athinës, policia qëllon shqiptarin se kundërshtoi të ndalonte
October 8, 2021Panik mëngjesin e së Premtes (08.10) në qendër të Athinës, nga të shtënat në rrugën Marni, konkretisht në numrin 32. Oficerët e policisë u përpoqën të kontrollonin një automjet, i cili jo vetëm që nuk ndaloi, por edhe përplasi motorin e tyre. Si pasojë, policët u rrokullisën mbi asfalt dhe pastaj erdhën të shtënat.
Sipas mediave greke, personi që ka mbetur i plagosur mëngjesin e kësaj të premte, ishte shqiptar. Mësohet se rreth orës 09.00 patrulla e policisë ndaloi një mjet të tipit “Peugeot”.
Ata i bënë sinjal shoferit që të ndalonte për ta kontrolluar dhe vunë re se makina ishte e vjedhur.
Menjëherë oficeri i policisë qëlloi në drejtim të shqiptarit dy herë, dhe një prej plumbave e kapi në këmbë.
Deri më tani gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që është dërguar në spital.
Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje pas incidentit.
revista.one/