Tea dhe Andi prapë bashkë, çfarë aktorësh! Ja nota që i vënë njëri tjetrit

Tea dhe Andi prapë bashkë, çfarë aktorësh! Ja nota që i vënë njëri tjetrit

April 4, 2021 0

Andi dhe Tea ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin “E diell”. Të dy thanë fjalët më të mira për njëri tjetrin.

Andi e vlerësoi duke u shprehur se Tea përpiqet që të shikojë gjithmonë anën pozitive tek gjërat.

“Mendoj se është naive për faktin se përpiqet gjithmonë të shikojë anën pozitive te gjërat. Prandaj dhe shpesh duket ajo gënjeshtra e Teas. Ajo thjesht do të jetojë privatësinë e saj. Ndërsa është e vërtetë sepse i ka nxjerrë të gjitha të vërtetat me kalimin e kohës. E ka mbajtur naiviteti që t’i shprehë avash avash”, tha Andi.

Në fund të bisedës Edi Manushi i kërkoi Teas që t’i vlerësonte me nga një notë të gjithë të pranishmit në studio.

Nota më e lartë që Tea dha, një 10-të për Andin.

Kujtojmë se mashtrimi i lidhjes së Teas dhe Andit doli zbuluar pak muaj më parë. Në rrjete sociale filluan të shpërndaheshin me shpejtësi fotot e Teas duke u puthur me Beart Rexhepin, ish-konkurrentin e “Për’puthen”.

Ndjekësit e programit, që kishin besuar se dashuria mes Andit dhe Teas ishte i vërtetë, reaguan të revoltuar. Askush nuk e kishte menduar se dy konkurrentët kishin aktruar. /revista.one/