Tea: Kisha një arsye të madhe që u ndava nga Bearti

Tea: Kisha një arsye të madhe që u ndava nga Bearti

March 28, 2021 0

Rreth një javë pas ndarjes nga Bearti, Tea ka folur në rrjete sociale.

Teksa kërkonte propozime Netflixi nga ndjekësit e saj, një prej komenteve që ka marrë nuk ka pasur të bëjë me këtë pjesë.

“Besoj që keni pasur një arsye të madhe pse jeni ndarë sepse nuk ndahet njeriu pa arsye” – ka qenë mesazhi i ndjekësve të cilit i është përgjigjur me: “Sigurisht”.

Një tjetër mesazh e ka pyetur Tean se si ndihet emocionalisht pas ndarjes dhe ajo është shprehur:

“Jam më mirë dhe do bëhem më mirë”.

Në një tjetër mesazh të koduar, 22-vjeçarja është shprehur se “duhet të kesh kujdes për atë që dëshiron”. 

/revista.one/