Tea lë shtëpinë e Big Brother Vip duke hequr dorë nga çmimi i madh

Tea lë shtëpinë e Big Brother Vip duke hequr dorë nga çmimi i madh

February 12, 2023 0

Prime-n e kaluar, Kiara kishte mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”, ku zarfi i bardhë i dhuroi një udhëtim çift ne Maldive, e tjetri i dha mundësinë të dërgonte tre banorë në nominim.

Banoret që ajo zgjodhi ishin Olta, Dea dhe Tea.

Tea u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother.

Ndërkohë, një javë më parë pjesë e shtëpisë së Big Brother u bënë 3 banorë të rinj: Keisi, Bledi  dhe Tani.

Pyetur nga moderatorja  Arbana Osmani gjatë prime-it të sotëm, banorët folën më shumë për ambjentimin në shtëpi.

Keisi: Jam ndjerë shumë mirë. Ngacmimet nga Luizi nuk më kanë bërë të ndihem keq. Ai i bënë sepse ka dëshirë të ngacmojë Kiarën.

Por ky rol nuk më pëlqen, ja kam thënë dhe Luizit. Nuk do e lejoj të ndodhi më.

Luizi: Gjithçka ka qënë në kuadër të lojës.

Kiara: Kur e bënë vazhdimisht del pak keq. Kur teprohet është më mirë të ndalosh se nuk e shoh diçka të bukur.

Luizi: Ka qënë thjesht në kuadër të lojës. Keisi është shumë vajzë e mirë. Ajo e ka kuptuar, nuk e mori për keq.

Maestro: Bledi na ka studiuar shumë mirë nga jashtë.  Ka një mënyrë tjetër nga banorët e rinj. Ai do të futet në lojë më banorët e fortë. Është i zgjuar i artikuluar, gazetar shumë i mirë. Ka ardhur me qëllim shumë të qartë.

Do të luftoj me luanin. Le të shohim kush do fitoj luani apo tigri. 

Tani: Deri tani për mua ka qënë shumë bukur. Jam dorëzuar me mirëpritjen që më kanë bërë banorët. Por duhet të mendoj kë do nominoj.

revista.one/