Teatër në shtëpinë e tij, aktori Naun Shundi hap në një dhomë “Zonjën e Bujtinës”

Teatër në shtëpinë e tij, aktori Naun Shundi hap në një dhomë “Zonjën e Bujtinës”

August 4, 2022 0

Një teatër dhomë brenda shtëpisë, që mban emrin “Zonja e Bujtinës”! Aktori i njohur, Naun Shundi, ka finalizuar idenë dhe projektin për ndërtimin e një teatri të vogël në shtëpinë e tij, në zonën e Ish-Kinostudios.

Ky teatër i vogël ka mbledhur aktorë të njohur të kinematografisë shqiptare, të cilët kanë qenë krah kolegut Shundi për realizimin e këtij projekti. Në një mesazh falënderues, Shundi ka thënë se pa miq e shokë nuk do të kishte bërë dot asgjë.

“Njeriu në një farë kohë ndjen dhe kupton se paska në këtë dynja shokë të mirë, sepse pa ta nuk do të kishim mundur të bënim asgjë. Me prezencën tuaj unë ndjej se njeriu për njeriun duhet të jetë njeri, shok, mik, dashamirës dhe i përkushtuar. Është shumë kënaqësi për mua sot, sepse është hera e parë që në këtë shtëpi mblidhen kaq shumë miq dhe shokë të mi. Erdhi një rast i tillë, që për mua është evenimenti më i rëndësishëm në jetë, krijimi i këtij teatri, që na bëri të mblidhemi të gjithë bashkë”, tha aktori i njohur.

Teatri “Zonja e Bujtinës” nga kjo javë është gati të mirëpresë promovime librash, koncerte, ekspozita dhe takime.

revista.one/