Tensionohet situata tek “Shihemi në gjyq”, nëna kërcënon me shkop vajzën

Tensionohet situata tek “Shihemi në gjyq”, nëna kërcënon me shkop vajzën

December 18, 2022 0

Një rast tepër i vështirë ishte këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, te “E diela Shqiptare”, në Tv Klan. Nënë e bijë u përballën me njëra-tjetrën për shkak të një premtimi të pambajtur. Zonja Vide pretendon se vajza i ka premtuar se do ta mbajë, por e ka lënë në rrugë.

Nga ana tjetër vajza e saj Majlinda thotë se nuk ia ka për borxh të kujdeset vetëm ajo për nënën pasi nëna ka edhe 8 fëmijë të tjerë. Ajo shfaqet shumë e nxehur dhe kalon edhe në ofendime shumë të rënda. Madje pati edhe momente ku u desh ndërhyrje nga Arditi apo nga stafi që konflikti mes tyre të qetësohej.

Eni Çobani: Zonja Vide pse ngele kështu në këtë situatë, pse ju lutesh kalamajve, nuk qëndron dot në shtëpi vetëm?

Majlinda: A zonja Eni! Do çunat kjo zonja Eni! Do fëmijët kjo qelbësira! Do fëmijët kjo gocat kjo i marton e i çon te burri e u thotë “gremisuni”

Në një moment të tillë të tensionuar zonja Vide i tregon shkopin, Majlindës. Dhe u desh ndërhyrje e asistentëve të emisionit që situata të qetësohej.

Zonja Vide: Hajde-hajde.

Majlinda: Po hajde më qëllo. Se e ke zakon  të qëllosh. Hë më hidhe shkopin mos ta kam frikën. Hidhe më hidhe, po e di ça të bëj unë apo jo?!

Zonja Vide: Po me shkop në dorë ju kam rritur, se nuk rriteshit.

Majlinda: Më thërret edhe këtu mua ti. I hapa derën e shtëpisë, por më thërret edhe këtu edhe më telendis.

Ardit Gjebrea: Më dëgjo pak me vëmendje. Në etikën e programit tonë jo nënës, por kujtdo që vjen këtu nuk mund ti drejtohesh…

Majlinda: Nuk e mbaj dot zoti Ardit. Unë jam invalide për vete, ajo bën 200 mijë lekë ilaçe në muaj zoti Ardit, ta shikojnë edhe fëmijët e  tjerë, pse vetëm mua më ka ajo. Nuk më ka vetëm mua.

Ardit Gjebrea: Duhet të mbash fjalorin.

Majlinda: Nuk më mban vetëm mua, ka fëmijë të tjerë ajo. Pse më drejtohet vetëm mua.

Zonja Vide: Më nxore në rrugë të madhe.

Majlinda: Unë të nxora  në rrugë të madhe ty moj?!  Ty të nxorën fëmijët.

Zonja Vide: Ti moj ti që më premtove.

Ardit Gjebrea: Vetëm kujdes me fjalorin se këtu nuk i përdorim ato fjalë./tvklan/