Tërhiqet Ministrja: Nga e hëna, nxënësit mësim me orë të plota dhe pa turne

Tërhiqet Ministrja: Nga e hëna, nxënësit mësim me orë të plota dhe pa turne

October 1, 2021 0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nuk ka pritur ultimatumin 5 ditor nga prindërit e kryeqytetit për t’u kthyer përgjigje, por përmes një mesazhi në faqen e saj në facebook ajo njoftoi se nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

Kushi tha se përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne, përkatësisht:

-vazhdimi i procesit të vaksinimit

-mbajtja e maskave

-dezinfektimi i mjediseve

-ruajtja e higjienës

Prej ditës së djeshme komuniteti i prindërve të qarikut të Tiranës kishin nisur mbledhjen e firmave për kthimin e orëve 45 minutëshe.

Shqetësimin ua adresuan dhe institucioneve kryesore duke u  lënë 5 ditë kohë institucioneve për të reaguar ose në të kundërt paralajmëruan se do të bojkotojnë mësimin.

revista.one/