Tërmeti në Haiti, deri tani 305 viktima dhe 1800 të plagosur

Tërmeti në Haiti, deri tani 305 viktima dhe 1800 të plagosur

August 15, 2021 0

Është rritur numëri i viktimave pas tërmetit tragjik që goditi Haitin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se deri më tani kanë humbur jetën 305 persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur më shumë se 1,800 qytetarë.

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë goditi perëndimin e vendit ditën e djeshme, duke rrëzuar dhe dëmtuar ndërtesat, përfshirë kishat dhe hotelet dhe duke shkaktuar me qindra viktima.

Kryeministri tha se kishte dëme të mëdha dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme një mujore.

Kryeministri Ariel Henry tha se kishte mobilizuar një ekip për të punuar në gjetjen e trupave të mbetur në rrënoja.

Ai gjithashtu u bëri thirrje haitianëve t’u bashkohen ndërsa ata po përballen me këtë situatë dramatike.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Joe Biden dha një përgjigje të menjëherëshme për të ndihmuar vendin.

Më herët është paralajmëruar se tërmeti mund të rezultojë në mijëra viktima dhe të plagosur.

Të paktën gjashtë tërmete janë ndjerë në rajon, përfshirë një me madhësi 5.1 ballë. Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte rreth 12 km (7.5 milje) nga qyteti Saint-Louis du Sud, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).

revista.one/