Shqiptarja konkurron në Miss New York USA, Bebe Rexha e mbështet publikisht

Shqiptarja konkurron në Miss New York USA, Bebe Rexha e mbështet publikisht

August 15, 2021 0

Dorina Papraniku është vajza shqiptare, e cila do të konkurojë për të marrë kurorën e missit në Miss New York USA.
Një femër shumë e bukur me një sharm shumë të veçantë si Dorina, kuptohet që kurora i takon asaj.


Ajo konkurron mes 167 vajzave të tjera pjesëmarrëse dhe është një nga pretendentet për të marrë kurorën. Ajo ka marrë edhe mbështetjen e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Kjo e fundit ka publikuar foton e Dorinës në profilin e saj në Instagram dhe e ka shoqëruar me figurën e flamurit të Shqipërisë. Dy vajzat duket se kanë dhe miqësi me njëra-tjetrën, pasi Bebe e mbështet gjithmonë Dorinën duke i pëlqyer çdo postim në rrjete sociale.

Bebe Rexha është treguar gjithmonë e hapur për të përkrahur shqiptarët dhe asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e saj. Madje në intervista ajo flet shpesh pë orogjinën e saj nga Dibra dhe traditat shqiptare. Të njëjtën gjë bëri së fundmi në intervistën për “Us Weekly” ku zbuloi detaje të pathëna nga jeta e saj. Ajo tregoi se ka mësuar gjithçka rreth kopshtarisë nga i ati, për shkak se babai i saj është rritur në një fermë në Dibër.

revista.one/