“Ti i ke ndarë, janë zënë prej teje…”/ Motra e Mateo Borrit sqaron kunjat ndaj Brikena Selmanit

“Ti i ke ndarë, janë zënë prej teje…”/ Motra e Mateo Borrit sqaron kunjat ndaj Brikena Selmanit

June 26, 2026 0

E ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, Kejsi, motra e Mateos, ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e vëllait të saj me Brikenën.

Ajo u ndal specifikisht te periudha e ndarjes së tyre dhe ribashkimi i pritshëm, duke treguar se si ndikoi kjo situatë tek ata.

E pyetur se si e përjetuan ata distancën nga njëri-tjetri, Kejsi pranoi hapur se ndarja kishte pasur ndikimin e vet tek të dy. Ajo shpjegoi se kur jeton për muaj të tërë në të njëjtën shtëpi, nuk është aspak e lehtë të mësohesh apo të normalizohesh me ndarjen.

Më tej, Kejsi i cilësoi të dy, si Mateon ashtu edhe Brikenën, si personazhe mjaft “kokëfortë”.

Gjatë intervistës, kur u pyet se çfarë këshille i ka dhënë të vëllait për të kaluar këtë krizë apo për menaxhimin e marrëdhënies me Brikenën, Kejsi tregoi se ka preferuar të qëndrojë neutrale.

Ajo u shpreh se nuk i ka dhënë asnjë këshillë Mateos, duke qenë se në çështjet dhe temat e zemrës preferon që gjithmonë të mos ndërhyjë.

Pavarësisht çdo gjëje, Kejsi nuk i kurseu fjalët e mira dhe vlerësimin maksimal për partneren e vëllait të saj.

Ajo theksoi se e vlerëson jashtëzakonisht shumë Brikenën, veçanërisht për një fakt shumë të rëndësishëm: për mënyrën perfekte se si ajo e bën Mateon të ndihet në çdo moment.

A bie Mateo kollaj në dashuri apo do disa ditë?

Jo nuk e ka me tre ditë. Për mendimin tim, Mateo është shumë e vështirë që të bie në dashuri, por po ra vështirë se del. Po ra, është tamam ajo fjala bie.

Paska rënë domethënë tani?

Po. Po noton tani.

Ti si motër, bën ndonjëherë atë rolin për t’a sjellë në vetë?

Jo, se dashuria është ndjenjë shumë e bukur për t’u përjetuar nga çdokush. Unë nuk kam pse t’a nxjerr nga ajo ‘flluska’ e vet që është futur. Çdo njeri kur dashuron futet tek ajo ‘flluska’ e vet, te ndjenjat dhe emocionet e veta. Nuk jam munduar me thënë të drejtën se ai po e shijon atë gjënë.

Motra si Kejsi paçim.

Më ka dalë nami se jam edhe motër e keqe.

Kush e ka thënë këtë?

Plasi rrjeti, i ke ndarë ti, ti ke bërë kështu, janë zënë prej teje.

Postimet që dukeshin sikur ishin një kunjë për Brikenën?

Ajo kënga nuk kishte lidhje fare me Brikenën. Nuk përpiqem më t’i mbush mendjen askujt. Jam goditur shumë në rrjet për këtë temën, por nuk kam dhënë kurrë një kundërpërgjigje sepse më është dukur budallallëk komplet.

Vallëzimi

Një moment i papritur ka ndodhur në skenën e Top Arenës mbrëmjen e së dielës. Dy ish-banorët e Big Brother VIP 5, Mateo Borri dhe Brikena Selmani, vallëzuan së bashku në skenë në tingujt e muzikës, njësoj si në kohën kur ata ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ky moment u shoqërua me duartrokitjet e publikut dhe panelit, teksa ish-çifti solli dhe njëherë momentet e bukura që kaluan në shtëpinë e Big Brother, duke ngritur dyshimet se mund të ketë një ribashkim të mundshëm të tyre.

Ata dhuruan një kërcim mjaft romantik në skenë nën tingujt e këngës “Të dua” nga Bubulina dhe Blondi.

Vula e këtij ribashkimi u vu pikërisht në rrjetet sociale. Mateo ka ndarë në profilin e tij një foto mjaft intime me Brikenën, ku shihen kokë më kokë, të cilën e ka shoqëruar me një emoji zemre të kuqe, duke mos lënë më vend për dyshime.

revista.one/