“Ti po mundohesh të më ulësh”, takimi i Filloretës me Mevlanin degradon në debate të ashpra

“Ti po mundohesh të më ulësh”, takimi i Filloretës me Mevlanin degradon në debate të ashpra

April 15, 2022 0

Debati i Mevlanit me Filloretën gjatë takimit të tyre degradoi me debate midis tyre, derisa një moment takimi u ndërpre.

Gjithçka nisi nga një fjali e Filloretës në lidhje me deklaratën e saj për pëlqimin që ka për Mevlanin.

“Ti po mundohesh të më ulësh. Unë  kam jetën time në Zvicër. Unë kam ardhur për ty, mund të kisha ardhur edhe për djem të tjerë”, u shpreh Filloreta.

Mevlani ndihet i i ofenduar pasi në çdo moment të mundshëm Filloreta po i përmend arsyen e ardhjes së saj në program.

“Nuk duhet të ma thuash shumë herë që kam ardhur për ty. Ma the një herë dhe e dimë”, u shpreh Mevlani i revoltuar.

Debati vazhdoi edhe në studion e Për’puthen ku të dy u munduan të sqaronin situatën, ndërsa në një moment Mevlani tha se do të vazhdojë njohjen dhe takimet me Filloretën.