“Ti shkon me të gjithë”, Rike Roçi kërcënon Ilnisën: “T’i fik dritat

“Ti shkon me të gjithë”, Rike Roçi kërcënon Ilnisën: “T’i fik dritat

January 31, 2024 0

Xhelozia e Ilnisës për Riken dhe Meritonin ka degraduar në debat gjatë Primes së BBV3.

Rike i sqaron Ilnisës se nuk ka asnjë gjë më Meritonin përveç shoqëri, ndërsa ajo nuk është e qartë se si Ilnisa i futet në shtrat atij si dashnore apo si shoqe. Ilnisa e akuzon se shkon me të gjithë, ndërkohë që Rikja shprehet se ajo është e shoqërueshme me të gjithë dhe ka relata të mira me të gjithë, ndërsa Ilnisa ka shoqe vetëm Merin.

Rike Roçi: Mua më vjen keq që Ilnisa është xheloze ndaj meje, sepse Meritoni mund të ketë relacion me Ilnisën sa herë të dojë sepse unë Meritonin e kam vetëm shok, vërtet e kam shumë xhan, por mund të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk e di si i futesh ti atij në krevat si shoqe apo si dashnore, zgjidheni vetë mes njëri-tjetrit se akoma nuk është kuptuar kjo gjë.

Debati mes Rikes dhe Ilnisës vazhdoi në prime, teksa Meritoni sqaroi se si qëndron raporti i tij me Riken.

Gjatë debatit u tha:

Meritoni: Videon që e pashë më nxjerr në pozitën që duket sikur po luaj me të dyja, që është shumë gabim. Mes meje dhe Rikes nuk ka asgjë përveç shqoqërisë dhe respekt. Unë jam munduar për të hyrë mes Ilnisës dhe Rikes që të rregulloj marrëdhëniet.

Rike: Moj Ilnisa aq e pasigurt je? Je bosh.

Arta: Është niveli më ulët. Nuk e kam pritur prej Ilnisës, sepse është vetë femër e fuqishme.

Ilnisa: Jam e drejtëpërdrejt të kaloj limite.

Ori: I the Meritonit “me atë”. Na e thuaj pak pse. Na e sqaro.

Rike: Unë t’i fik dritat. Që mos të shohi më nga xhelozia. Nuk ja lejoj fjalët ofenduese.

Ledioni: Duhet të bëni kujdes me gjuhën që përdorni, sepse po na ndjekin miliona. Nuk besoj se është rasti për t’i kthyer tjetrit me të njëjtin monedhë me atë që more.

Rike Roçi: Do e shohim jashtë kush është e përdalë, unë apo ti. Jashtë ka për ta parë Meritoni kush je ti. Unë një ditë kam për të ti fikur dritat ty.

Ilnisa: T’i po më kërcënon?

Rike Roçi: Po mbaje mend.

Ledjoni: Çfarë do të thotë t’i fikësh dritat dikujt?

Rike Roçi: Që të mos shohë fare, se thotë që dritat janë shumë ok. Do ja fik që të mos shohë më nga xhelozia. Nuk mund të më prekë ajo dhe të më thotë fjalë ofenduese, nuk ia lejoj më. Unë nuk e prek kurrë as në dinjitet.

Ledioni: Duhet të bëni kujdes me gjuhën që përdorni, sepse po na ndjekin miliona. Nuk besoj se është rasti për t’i kthyer tjetrit me të njëjtin monedhë me atë që more.

Më tej, Rike Roçi është shprehur se nuk ka asgjë mes saj dhe Meritonit dhe se ata të dy janë vetëm shokë.

I pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga opinionisti Arbër Hajdari, Rike theksoi se Meritoni njeh njeriun e saj të zemrës dhe tashmë që kjo gjë u sqarua “Ilnisa mund t’i futet në krevat sa herë të dojë”.

Arbri: Rike dhe Meriton, a mund të më thoni se çfarë raporti keni?

Rike: Meritoni njeh njeriun e zemrës time, e ka shok. Kjo është arsyeja. Tani Ilnisa mund t’i futesh Meritonit në krevat sa herë të duash.

Arbri: Ti je e lidhur?

Rike: Jo, nuk jam e lidhur por thjesht në një njohje që e kam përzemër.

ArbriDomethënë jeni shok?

RikeMe Meritonin? Po, patjetër.

Arbri: Atëherë nuk e kuptoj këtë raportin shoqëror që ju keni, me gjithë këto të puthura. E kam të vështirë. Ndoshta unë jam ndryshe, por kam parë lëvizje që më janë dukur tepër provokuese.

Rike: Jo, fare. Edhe unë do të vazhdoj ta përqafojë ashtu Meritonin sepse ashtu e ndjejë.

Ledioni: Rike, ka përqafime dhe përqafime. Ato përqafimet aty…

Meritoni: Të njëjtin raport që ka pasur me Romeon, që u kanë dalë video para një jave.

Rike: E kam këtë raport akoma.

Ilnisa: E di se çfarë je e gatshme të bësh…

Rike: Ti nuk ke qenë te kazerma prandaj e thua.

Ilnisa: Nuk është e nevojshme, pash mjaftueshëm.

Rike: E di që po plas nga xhelozia, por nuk ta ndalojë dot moj motër. Sa i përket asaj situatës, ne kemi qenë te kazerma. Kemi pasur shumë ftohtë, duhet të bënim roje jashtë, ngrohëset nuk na kapnin dhe unë po vdisja…

Ilnisa: Ti vdes çdo natë moj goce…

Arbri: Të lutem mos më keqkupto. Edhe ti po të jesh në vendin tim dhe të shohësh situate me puthje përqafime, dy njerëz që… Më është dukur sikur ka diçka më tepër.

Rike: Jo, jo. Është thjesht një keqkuptim.

revista.one/