Tiffany Haddish paraqitet në “Oscars” me të njëjtin fustan që veshi Monika Lubonja në Big Brother VIP

Tiffany Haddish paraqitet në “Oscars” me të njëjtin fustan që veshi Monika Lubonja në Big Brother VIP

March 28, 2022 0

Aktorja e njohur e komedisë, Tiffany Haddish, ka qenë mbrëmë (e diel) e ftuar në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, “Oscars 2022”.

Ajo u prezantua me një fustan elegant si në tapetin e kuq, ashtu edhe në pas-ndejën e organizuar nga “Vanity Fair”. Aktorja Haddish është dukur joshëse edhe në para-ndejën e “Oscars”, të organizuar një ditë para mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve.

Veshjen e saj në këtë para-ndejë, ajo ia kishte besuar stilistit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti.

Ky i fundit kishte zgjedhur që aktoren e famshme ta vishte me një nga kreacionet e prezantuara më herët gjatë këtij viti.

Bëhet fjalë për të njëjtin fustan që kishte veshur aktorja Monika Lubonja në një nga netët e spektaklit Big Brother VIP – kur banorët morën të gjithë si dhuratë veshje të dizajnuara nga Valdrini.

Fustani i zi është i gjatë deri te shputat dhe ka një detaj argjendi në pjesën e dekoltesë.

Monika e kishte veshur këtë fustan në kuadër të festës së Vitit të Ri, kur stafi kishte befasuar banorët, duke iu sjell në shtëpi veshje të realizuara enkas nga stilisti i njohur kosovar.