Tifozi i Laçit tenton të hyjë në fushë, shan dhe kërcënon kapitenin e Dinamos (VIDEO)
September 18, 2021Një tifoz i Laçit tenton të hyjë në fushë gjatë ndeshjes së djeshme mes Dinamos dhe Laçit të luajtur në “Elbasan Arena”.
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video, ku shihet se si një tifoz i Laçit është ndalur nga forcat e sigurisë.
Tifozi laçjan ka vijuar duke sharë dhe kërcënuar kapitenin e Dinamos, Agim Ibraimin që në tribunë kishte edhe familiarët e tij. E gjithë kjo skenë ka ndodhur në momentin që gjyqtari po shihte në VAR golin e barazimit të Laçit. Forcat e sigurisë ishin të paafta për ta ndalur pasi tifozi laçian vijonte me sharjet e kërcënimet ndaj kapitenit dinamovit.
Gjate ndeshjes Dinamo vs Laçi, që përfundoi 1:1, ne momentin e golit te barazimit te Lacit, VAR dyshoi per pozicion jashte loje, dhe i kërkoi kryesorit te shikoje vete pamjet. Kjo i irritoi tifpzët e Laçit që shpërthyen në britma ndaj lojtarëve të Dinamos dhe arbitrit.
revista.one/