Tingulli në Mars përhapet më ngadalë, NASA e mati falë sondës Rover Perseverance

Tingulli në Mars përhapet më ngadalë, NASA e mati falë sondës Rover Perseverance

April 4, 2022 0

Rover Perseverance që gjendet në Mars, ka ndihmuar shkencëtarët e NASA-s që të zbulojnë se tingulli në Planetin e Kuq udhëton më ngadalë.

Që kur fluturoi në Mars pothuajse një vit më parë, Rover Perseverance, sonda e NASA-s përdor mikrofonat e saj për të regjistruar tinguj në Planetin e Kuq, përfshirë erërat e forta dhe tingullin e helikopterit Ingenuity që fluturon në atmosferën e saj.

Në hulumtimin e botuar në revistën Nature, shkencëtarët kanë theksuar se kanë konstatuar se mungesa e dyoksidit në atmosferën e Planetit të Kuq, ndikon në tingullin që udhëton me ngadalë.

Në Tokë tingulli zakonisht udhëton me shpejtësi prej 1.235 kilometra në orë. Megjithatë, shkencëtarët konstatuan se këto tone të ulëta në Planetin e Kuq lëvizin me shpejtësi prej rreth 864 kilometra në orë. revista.one/