Tola luan me djemtë e Për’puthen, turku tenton ta puthë, Albi me Azemin tërbohen, por ajo preferon Brunon
October 14, 2021Dje, në Për’puthen është zhvilluar një nga takimet më romantike të sezonit, ai midis Tolës dhe Melikut, shqiptarit me origjinë turke.
Ata u shprehën shumë të afruar në takim dhe Azemi me Albin reaguan të pakënaqur. Ky i fundit i cili ka treguar shumë interes për Tolën është ndjerë i prekur.
Albi: Ky i ngeli Tolës nga mbrapa.
Azem: Ti Melik, je shumë i dhënë mbas epshit. Tola do që të bëhem unë xheloz dhe ajo ma merr për dobësi.
Tola: Ty Azem, të pëlqen të bësh aleanca me djemtë dhe nuk përkushtohesh ndaj meje, ndërsa Meliku më përkushtohet mua.
Azem: Ky e merr Tolën e ul në prehër në prapaskenë, unë këto i shoh.
Albi me Tolën më pas patën një debat, në lidhje me takimin e tyre.
Tola: Ky ka thënë që doja unë ta puthja, por ky nuk më la.
Albi: Nuk e kam thënë.
Pasi vazhdojnë diskutimet ” e tha, nuk e tha” , ndërhyn Bruno dhe tregon se ja ka treguar ai Tolës se çfarë ka thënë Albi.
Bruno: Tani çështja ishte kështu, Albi pas takimit me Tolën ishte pak i revoltuar se kishte dal sikur donte ta puthte dhe erdhi më tha mua, nuk e di pse dola ashtu, se nuk është se ajo nuk donte dhe i thash Tolës pse e bëre kaq të madhe kur ke dashur vetë.
Albi më pas revoltohet me Brunon sepse ai ka transformuar fjalët e tij.
Më pas gjatë takimit Meliku tentoi ta puthë Tolën, por ajo u irritua dhe po në takim i tha se i pëlqejnë djemtë brun me sy të shkruar.
Bruno pasi dëgjoi këtë deklaratë foli dhe i tha se e kishte për të, Tola nga ana tjetër nuk ja mohoi dhe shprehu haptazi pëlqimin e spondin për Brunon. revista.one/