“Tradhtarja” që poston këngë serbe, sqaron videon për të cilën mori kërcënime
September 9, 2021Prej ditësh në rrjetet sociale, po qarkullon një video, ku shfaqet një vajzë nga Kosova, e cila qan, pasi e kanë konsideruar tradhtare të kombit.
Bëhet fjalë për Jetmira Svdilin, e njohur ndryshe si Jetmira Ora, e cila po kryqëzohet nga shumë njerëz, madje edhe e kanë kërcënuar.
Në një lidhje direkte për “ABC e Mëngjesit”, Jetmira ka sqaruar se gjithçka ka nisur pasi i kanë vjedhur llogarinë e Tik Tok dhe i kanë modifikuar një video, duke i shkruar se ndodhet në Serbi, ndërkohë që në sfond dëgjon po muzikë serbe.
“Unë kam postuar një video një këngë bullgare ka qenë nga një muzikë nga radio. Pasi 3-4 muajsh, një Tik tok është hap në emrin tim dhe ka shkruar Serbia. Po nuk e kam bërë këtë se jam shqiptare. Kjo I ka ofenduar njerëzit që kanë vdekur në luftë dhe më kanë shkruar mua. Si mund ta bësh këtë. Më kanë kërcënuar. Ndërkohë ky akount vazhdon poston prej 3 muajsh.
Unë nuk kam thënë kurrë që të bëjë vetëvrasje, e ka shkruar po i njëjtin person që ka hapur faqen. Unë kurrë nuk do bëja vetvrasje se para një viti kam humbur një shok, që ka bërë vetëvrasje”.
Më tej, e pyetur se çfarë lidhje ka me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ajo ka treguar se ngjajnë shumë.
“Jo nuk e kam gjë Rita Orën. Po pronari i Rinora 4 më ka thënë gjithmonë se ti ngjan me Rita Orën dhe aty më kanë mbetur. Më tha nëse vjen Rita Ora në Zvicër, ti do vish falas. Një herë në skenë, kanë menduar se jam unë Rita dhe kanë tentuar shumë fansat të më kërkojnë fotot”.