Tragjedi në Tiranë, 26-vjeçari qëllon me thikë të dashurën franceze dhe u hodh nga lartësia, vdesin të dy

Tragjedi në Tiranë, 26-vjeçari qëllon me thikë të dashurën franceze dhe u hodh nga lartësia, vdesin të dy

October 2, 2021 0

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku humbën jetën dy persona pas një konflikti që patën në një banesë me qira.

Mësohet se 31-vjeçarja është ganeze me pasaportë franceze kurse 26- vjeçari nga Dibra.

Fillimisht në banesën e marrë me qira për një ditë nga francezja Jawsackie Jaboah u dëgjuan të bërtitura, sherr dhe konflikt.

Më pas 31-vjeçarja kishte dalë pë të kërkuar ndihmë pasi kishte disa plagë në trup të shkaktuara me thikë, por në shkallët e fundit ka pasur gjendje pavetëdije.

Disa minuta më vonë u dëgjua rënia e Kliton Pirës nga kati i 8-të që për pasojë ndërroi dhe jetë.

Nga fotografitë e publikuara në rrjete sociale, Pira ka postuar dedikime tepër të ëmbla, por duket se gjithçka e ka harruar në një moment zënke.

“Falenderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time dhe të dua shumë bukuroshe”, shkroi në një fotografi ku shfaqet pranë saj. Ndërsa në një fotografi tjetër, ai shkroi: “Premtoj të mbaj zemrën tënde me kujdes dhe ta trajtoj me dashuri.”

Nga fotografitë, rezulton se përjetonin historinë e dashurisë që në muajin prill. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00 në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një banesë që e kishin marrë me qera ditore.

Njoftimi i Policisë

Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Si burri dhe gruaja të përfshirë kanë ndërruar jetë.

Mësohet se 26-vjeçari Kliton Pira ka qëlluar me thikë të huajën 31-vjeçe Jawsackie Jaboah dhe më pas është hedhur nga lartësia e katit të 8-të.

Jawsackie Jaboah dhe më pas është hedhur nga lartësia e katit të 8-të.

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

revista.one/