Tragjedia në Greqi/ Djali i madh kthehet në shtëpi dhe gjen familjen të vrarë

Tragjedia në Greqi/ Djali i madh kthehet në shtëpi dhe gjen familjen të vrarë

March 2, 2022 0

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur pasditen e së mërkurës vonë në Andravidë të Ilisë, në Greqi. Sipas kryebashkiakut tw Andravidës, Giannis Lentzas “një familje me origjinë shqiptare u masakrua pasi babai theri nënën dhe dy fëmijët dhe më pas kreu vetëvrasje”. Ndërkaq, një version tjetër i ngjarjes është se ata janw vrarw nga ish-bashkwshorti i gruas.

Familja kishte tre fëmijë dhe mbijetoi vetëm një, i cili është rreth 12 vjeç.

Njëri fëmijë ishte i mitur, ndërsa tjetri foshnjë dhe rezulton se të dy kanë vdekur.

Sipas informacioneve të para, shtëpia e familjes fatkeqe ndodhet pas kishës së Shën Konstantinos. Sipas z. Lentzas i cili ndodhej në vendngjarje, fëmija 12-vjeçar është kthyer në shtëpi dhe ka gjetur të vdekur prindërit dhe vëllezërit e motrat.

Emrat e viktimave
Aliu 1-vjec
Edi 40 ditesh
Maria rreth 30
Jorgo pak me i madh se Maria

revista.one/