Tragjike në Fushë-Krujë! Fejesa e këngëtarit kthehet në tragjedi, përplasja e dy makinave i merr jetën çiftit dhe dy personave të tjerë!

Tragjike në Fushë-Krujë! Fejesa e këngëtarit kthehet në tragjedi, përplasja e dy makinave i merr jetën çiftit dhe dy personave të tjerë!

March 6, 2022 0

Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesante në aksin Fushë Krujë-Milot, ku kanë mbetur të vdekur 4 persona. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën Alfred Dika, 39 vjeç, dhe Artan Alushi, 30 vjeç, si edhe dy pasagjerët  Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Alfred Alushi. Shkak dyshohet shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Ngjarja

E diela e 6 Marsit është përgjakur nga një aksident tragjik që ka ndodhur pak pas mesnate në aksin Fushë-Krujë-Milot, ku dy makina janë përplasur mes tyre, duke lënë të vdekur 4 persona. Nga përplasja e dy makinave ‘kokë më kokë’, humbën jetën drejtuesit e dy mjeteve Alfred Dika, 39-vjeç dhe Artan Alushi 30, vjeç. Viktima të aksidentit të rëndë kanë mbetur edhe një çift të rinjsh, Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve është prerë në mes, vetëm një ditë pasi i kishin premtuar dashuri të përjetshme njëri-tjetrit, sepse në datën 4 mars kishin festuar fejesën.