U arrestua në Itali, lirohet këngëtarja Elsa Lila/ Avokati dhe daja i saj: “Janë pushuar akuzat. E gjitha, një keqkuptim”
May 10, 2022Këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila u arrestua para pak kohësh nga autoritetet italiane për trafik droge, është lënë e lirë ditën e sotme.
Këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Në atë aksion të policisë italiane u arrestuan 13 persona. I përfshirë në këtë grup kriminal është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.
Lajmi është konfirmuar për mediat nga daja i saj avokati Saimir, i cili theksoi se ai ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë kanë vjellë vrer për Elsën”, tha Visha. revista.one/